Qeveria e Sindikata e Arsimit me marrëveshje për kontratën kolektive

Mësimdhënësit e arsimit parauniversitar nga 2023 do të marrin pagën e 13-të

 Qeveria e Kosovës ka arritur marrëveshje me Sindikatën e Arsimit për kontratën kolektive. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tha se janë dakorduar edhe për dy shtesa në pagë si rezultat i shtimit të volumit të punës për shkak të pandemisë. Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Rrahman Jasharaj, u shpreh se nga e hëna do të ketë një frymë të re në arsimin e Kosovës./21Media

 

Back to top button