Qeveria gjermane ka një kërkesë për partitë

Qeveria gjermane me masa kundër sulmeve kibernitike

Qeveria e Gjermanisë paralajmëroi të martën të gjitha partitë politike që të forcojnë mbrojtjen kundër hakimit, pasi javën e kaluar në publik rrodhën e-mailat e presidentit të sapo zgjedhur francez Emmanuel Macron.

“Jemi përgjigjur ndaj raporteve të fundit për sulme kibernetike në kampanjën e Macron, dhe ua kemi përsëritur partive politike për rrezikun nga sulmet kibernetike dhe kemi ofruar rekomandime konkrete për përmirësimin e teknologjisë së tyre informative”, ka njoftuar agjencia federale gjermane për kibernetikë BSI, transmeton Reuters./21Media

Back to top button