Qeveria e Kosovës, në masat e reja të saj kundër përhapjes së koronavirusit, duket se ka larguar atë të vetizolimit për qytetarët që kthehen nga Shqipëria.

Të paktën kështu la ta për të kuptuar  kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor në Kosovë, Ruzhdi Kurtishaj.

Kurtishaj pas një takimi që pati me kryeministrin Hoti përmes një postimi në Facebook deklaroi se një masë e tillë është larguar.

Në lidhje me këtë ai falënderoi kryeministrin Hoti dhe ministrin Krasniqi e Abrashi.

“Faleminderit për anagzhimin tuaj për heqjen e masës së izolimit për qytetarët e Kosovës dhe Shqipërisë që hyjnë në Kosovë pas pushimeve në Shqipëri ministra të nderuar, Krasniqi e Abrashi e Kryeministër Hoti, flm për mbështetjen tuaj Ministër i Kombit për turizëm Blendi Klosi, ambasador Minxhozi je shtylla e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona. Jam i nderuar që jam bashkë me Ju pjesë e zhvillimit ekonomik të turizmit shqipfolës në këtë kohë pandemie në të dy anët e kufirit”, ka shkruar Kurtishaj në Facebook. /21Media