Qeveria Hoti në mbledhjen e sotme miratoi programin qeverisës për vitin 2020-2023.

Kryeministri, Avdullah Hoti duke arsyetuar këtë program tha se në planin afatshkurtër përfshinë rimëkëmbjen ekonomike, luftën ndaj pandemisë, luftimin e korrupsionit dhe përmbylljen e dialogun me Serbinë në kufijtë ekzistues.

Ndërsa, zëvendëskryeministri Besnik Tahiri tha se në kuadër të programit qeverisës është pako e reformave shtetërore, e që sipas tij hynë edhe Ligji për Qeverinë.

Krahas këtyre, në mbledhjen e dytë të ekzekutivit, zëvendësja e katërt e kryeministrit Hoti, Albulena Balaj-Halimaj tha se primare duhet të jetë edhe reformat pensionale.

Për shtetit e së drejtës foli zëvendëskryeministri tjetër, Driton Selmanaj, por që tha se nuk është e qartë ende sa a do të bëhet procesi i vetingut në drejtësi, apo jo.

Para votimit të programit qeverisës folën edhe disa prej ministrave të kabinetit Hoti, të cilët sipas dikastereve tyre potencuan prioritetet e tyre.