Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë sot nga ora 10:00 mbledhjen e dytë të rregullt.

Kjo u bë e ditur nga zyra e kryeministrit, përmes një njoftimi për media.

Në mbledhjen e parë të rregullt, Qeveria e re e Kosovës e ka miratuar programin qeverisës për vitet 2020-2023.

Po ashtu Qeveria në mbledhjen e saj të parë, miratoi edhe propozimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami për ta ndihmuar familjen e Agon Musliut me 25 mijë euro./21Media