Është anuluar seriali i famshëm turk “Ask 101”, i cili është shfaqur në Netflix. Kjo për shkak se qeveria turke i ndaloi xhirimet këtij serilai me arsyen se paraqiste një karakter gay.

Skenaristja e këtij seriali, Ece Yorenc bëri të ditur për anulimin e shfaqjes, përcjell portali rtv21.tv

“Netflix e anuloi shfaqjen pas bisedimeve me autoritetin audioviziv të Turqisë RTUK. Është shumë e frikshme që për shkak të një karakteri homoseksual, xhirimet nuk u lejuan”, tha Yorenc,

Të hënen nënkryetari i qeverisë të Turqisë, Mahir Unal tha se ai besonte se Netflix do të tregojë ndjeshmëri të madhe ndaj kulturës turke dhe artit me bashkëpunim më të thellë në të ardhmen

.

Cili është statusi i përfaqësimit LGBTQ në argëtimin televiziv turk?

Megjithëse Turqia është më liberale se disa nga fqinjët e saj kur bëhet fjalë për të drejtat e LGBTQ, dhe homoseksualizmi ka qenë i ligjshëm në historinë moderne të vendit, aktivistët thonë se skenari ka ndryshuar nën qeverinë aktuale. Në shumë mënyra, ndikimi i kësaj po dëshmohet në përmbajtjen kulturore që del nga Turqia., dhe me vet anulimin e shfaqjes “Ask 101”./21Media