Qeveria i reagon Hotit: Me çka nuk je i kënaqur?

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, reagoi ndaj deklaratave të deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti i cili pati kritika për performancën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Kryeziu ngriti disa pyetje për Hotin.
“Më çka nuk është i kënaqur deputeti Hoti?
1) Me pjesëmarrjen e Kryeministrit Kurtin në Davos në mesin e shumë liderëve botërorë?
2) Me organizimin e konferencës për investitorë të huaj?
3) Me ftesën që po bën për investime të huaja në vend?
4) Me takimin me kryeministren e Finlandës, vend anëtar ky i BE-së, e cila së fundmi ka aplikuar në NATO, synim ky edhe i joni?
5) Me kërkesën për më shumë siguri për Kosovën përmes më shumë trupave të NATO-s në Kosovë? Siguria e shtuar për Kosovën është siguri edhe për investitorët
6) Me shpërfaqjen e Serbisë para opinionit ndërkombëtar, lidhjeve të saj me Rusinë dhe qëllimeve të përbashkëta për destabilizim të Rajonit?
7) Me faktin që Albin Kurti është kryeministër i Kosovës?”
Hoti të mërkurën ka thënë se thënë thirrjet për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë.
10:00- Hoti për Kurtin: Pagoi pa procedurë prokurimi 58 mijë franga për një mikronferencë në Davos
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka kritikuar performancën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në Forumin Botëror Ekonomik që po mbahet në Davos të Zvicrës.
Ai ka thënë thirrjet për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë.
“Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. “, ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai poashtu ka thënë se në dhomën tjetër, kryeministri kërkoi 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse sipas Hotit KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka.
Hoti ka ngritur pyetje : “Kush po e këshillon kështu“
”Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?“, shtoi ai./21Media

Back to top button