Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se janë duke e shqyrtuar një listë të re të masave të propozuara Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Ai tutje u shpreh se pas vizitës së spitalit të FSK-së  të cilën e realizoi para pak çastesh do të mbajnë konsultim me kabinetin qeveritar. “Në qeveri jemi duke shqyrtuar një varg të masave, tash nga kjo ngjarje do të kemi një konsultim me kabinetin qeveritar. Unë e kam thënë gjithmonë bashkë me ministrin ne do t’i respektojmë rekomandimet që na vijnë nga profesionistët shëndetësorë, në përputhje me situatën në të cilën gjendemi. Do të bëjmë të gjitha konsultimet e nevojshme me partnerët e koalicionit por edhe me akterët tjerë edhe me Shoqatën e Gastronomëve “, tha ndër tjerash Hoti.

Hoti po ashtu gjatë vizitës së spitalit të FSK-së u zotua se do t’i qëndrojnë afër ministrisë së Mbrotjes dhe do të punojnë me stafin shëndetësorë të FSK-së. /21Media