Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka anuluar propozimin e Qeverisë Hoti për emërimin e antarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare.

Sipas Kurtit, në këto propozime nuk është respektuar kuota gjinore.

Menjëherë pas anulimit Qeveria ka emëruar anëtaret e rijnë të në ARKEP. Lista e re të bordit të ARKEP-së përbëhet nga: kryetar, Nazim Rahimi, dhe anëtar: Lule Ahmeti, Shkumbin Hamiti, Rrezarta Duraku – Riza dhe Arian Qorolli /21Media