Qeveria me vendim tjetër për shpronësime në veri

Qeveria e Kosovës ka marrë dy vendime që kanë të bëjnë me shpronësim pronash në veri të Kosovës. Këto vendime janë marrë në mbledhen e se enjtes.
Në të parin është autorizuar Ministria e Mjedisit t’i kryejë punët përgatitore për të përcaktuar përshtatshmërinë e pronave për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik” në Leposaviq, ndërsa vendimi i dytë që është miratuar ka qenë “shqyrtimi i mëtejmë i kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme” në këtë komunë.
Vendimi i dytë ka të bëjë për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës me vetiniciativë për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e ‘’Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’’, Zonat Kadastrale: Bistricë e Shalës, Bregu i Madh, Dren, Leshak dhe Koshtovë, Komuna Leposaviq dhe Zonat Kadastrale: Bërnjak, Zubin Potok, Banjë dhe Jasenovik i Epërm, Komuna Zubin Potok./21Media

Back to top button