Qeveria e Kosovës i ka miratuar masat e reja kundër përphapjes së COVID-19, të cilat janë prezantuar të mërkurën nga kryeministri Avdullah Hoti.

Me këto masa, varësisht se në cilat zona të rrezikshmërisë gjendjen komunat e vendit, është e përcaktuar edhe karantina dhe puna e lejuar e gastronomisë.

Vendimi hynë në fuqi më 13 nëntor në ora 18:00.

Vendimin e plotë të qeverisë e gjeni këtu.

Që nga 13 marsi kur edhe u shënuan dy rastet e para me COVID-19 në Kosovë, kanë humbur jetën 777 persona. Instituti Kosovar i Shendetit Publik raporton se numri i të prekurve me koronavirus deri më tani ka arritur në 26 mijë e 121 persona, ndërsa 16 mijë e 499 prej tyre janë shëruar. Kurse numri i rasteve aktive është 8 mijë e 845. Deri më tani si të të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 janë testuar 111 mijë e 560 persona./21Media