Milenium Challenge Corporation (MCC) ka aktivizuar përsëri programin e saj në Kosovë. Sipas MCC, vendimi është marrë pas heqjes së masave të reciprocitetit nga Qeveria Hoti.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti përmes një shkrimi në Twitter e ka mirëpritur vendimin e MCC.

“Qeveria e Kosovës mirëpret vendimin e MCC-së për zhbllokimin e fondeve dhe vazhdimin e implementimit të programit të saj, si dhe zhvillimit të programit kompakt të propozuar për Kosovën”, ka shkruar Hoti në Twitter.

Qeveria e Kosovës sot hoqi reciprocitetin me Serbinë. Kësisoj i hapet rruga rifillimit të bisedimeve./21Media