Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim të ndajë 2.5 milionë euro për kulturë, rini e sport.

Kjo shumë është ndarë në kuadër të  87 milionë eurove nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike.

“Në kuadër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit ndahen 2.5 milionë euro në këto nënprograme dhe shuma në nënprogramin sportet e gjera në shumë 1,539,000 euro në nënprogramin zhvillimi dhe përkrahja e rinisë në shumë prej 500 mijë euro dhe në nënprogramin përkrahja e kulturës në shumë prej 461 mijë euro.”, është vendimi i qeverisë./21Media