Qeveria ndan 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që t’i paguaj mbi 21 milionë euro dëmshpërblim kompanisë amerikane “Contour Global”, pas humbjes në Gjykatën Arbitrazhit Ndërkombëtar vitin e kaluar.

Kryeministri Albin Kurti tha se kjo kontratë nuk do të duhej të nënshkruhej fare në vitin 2017, pasi pasojat kanë qenë të parapara qysh atëherë.

“Siç kemi thënë vite më parë ashtu edhe rezultoi. Ky projekt as s’ka qenë i ideuar të realizohet, as s’ka qenë në përmbajtje i dobishëm për vendin tonë. Fatkeqësisht, ndërprerja e qeverisë tonë në pranverën e vitit 2020 dhe ardhja e një qeverie antikushtetuese la zbrazëti për ta trajtuar këtë çështje dhe për t’u siguruar se Kosova të mos kishte pasoja të mëdha. Me gjithë pasojat, është shumë më mire që projekti i tillë nuk është realizuar sepse një mbrapshti e tillë nuk ka vazhduar, por ka përfunduar”, ka thënë ai në mbledhje të Qeverisë.

Back to top button