Qeveria ndan mbi 95.2 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike

 

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të kryeministrit Avdullah Hoti, në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka zhvilluar mbledhje korresponduese (mbledhje elektronike), të 21-tën me radhë, në të cilën ka miratuar vendimet për ndarje të mjeteve me qëllim të përmbushjes së obligimeve që dalin nga masat për rimëkëmbjen ekonomike të shkaktuar nga pasojat e pandemisë COVID-19.

Pas shqyrtimit, Qeveria ka miratuar propozimin e Ministrisë së Financave për ndarjen e mjeteve financiare për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 44 milionë e 700 mijë e 125 euro.

“Mjetet e ndara kanë për qëllim të rimbursimit të shpenzimeve nga ekzekutimi i masave: Nr. 1.1, Nr. 1.2, Nr. 1.3, Nr. 1.4, Nr. 1.7, Nr. 1.8, Nr. 1.14 dhe Nr. 1.15, sipas Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, të datës 30 mars 2020 për aprovimin e Pakos Emergjente Fiskale”, thuhet në njoftimin e tyre.

Po ashtu, Qeveria ka aprovuar propozimin e Ministrisë se Financave për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 50 milionë e 500 mijë euro me qëllim të vazhdimit të ekzekutimit të masave: Nr. 1.3, Nr. 1.7, Nr. 1.8, Nr. 1.14 dhe Nr. 1.15, sipas Vendimit Nr. 01/19 të Qeverisë së Republikës së Kosovës./21Media

Back to top button