Qeveria ndanë 12 milionë euro për subvencione në Bujqësi

 

Qeveria ka ndarë 12 milionë euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, eurove në nën programin e Departamentit të Politikave Bujqësore dhe Tregjeve në kategorinë “Subvencione dhe Transfere”.

Gjithashtu në mbledhje është miratuar edhe vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit të të datës 28 shtator 2020, për zbatimin e Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike (PRE) në sektorin e bujqësisë. Sipas ndryshimit, pika 1 e këtij vendimi riformulohet si në vijim: “Me qëllim të zbatimit të Programit të Rimëkëmbjes Ekonomike në sektorin e bujqësisë, Masa 4A- dyfishimi i buxhetit për Programin për Pagesa Direkte për vitin 2020, dyfishohen vlerat e pagesave direkte (subvencioneve) për secilën kulturë të paraparë në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2020, krahasuar me vitin 2019. Për subvencionimin e litrit të verës së prodhuar gjatë vitit 2020 dhe të deklaruar zyrtarisht deri në datën 15.01.2021, dyfishimi nga 4 centë në 8 centë, do të përfshihet në Programin e Pagesave Direkte për vitin 2021.

Po ashtu Qeveria e Kosovës për Kalanë së Ulqinit e cila u dëmtua nga vërshimet qeveria e Kosovës, ka ndarë 10 mijë euro.

Kurse për Bujanovcin  ka ndarë 200 mijë euro për saninmin e dëmve nga vërshimet./21Media

Back to top button