“Qeveria pa mandatin e Presidentit nuk do të ketë legjitimitet”

Shefi i LSDM-së përsëri dakordohet me partitë shqiptare

Në aspektin juridik është e pamundshme që të formohet qeveri pa mandat të caktuar na Presidenti. Një qeveri e tillë do të ishte jolegjitime, gjegjësisht pa bazë institucionale, thotë presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në intervistën për gazetën ditore austriake “Viner Cajtung”, shkruan tv21.tv

I pyetur për mundësinë eventuale që të zgjidhet Qeveri në Kuvend, pa e caktuar mandatin presidenti, Ivanov me qëndrimin se juridikisht një gjë e tillë është e paqëndrueshme. “Një gjë e tillë është vetëm dëshirë. Juridikisht është e paqëndrueshme. Qeveria e tillë nuk do të ketë legjitimitet. Kjo është theksuar qartë në kushtetutën tonë. Në pajtim me nenin 90 të Kushtetutës, vetëm presidenti i shtetit mund ta përcaktojë mandatin për konstituimin e Qeverisë. Në këtë rast do të kishte dy qeveri. Ajo aktuale, e cila është qeveri teknike, dhe qeveria e cila është pa legjitimitetin e presidentit, gjegjësisht pa bazë kushtetuese. Do të thotë do të hyjmë në krizë më të madhe”, thotë Ivanov.

Në intervistë, presidenti Ivanov sqaron se prej shpalljes së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë, gjithmonë partia e parë e dalë nga zgjedhjet e ka marrë mandatin për konstituimin e Qeverisë.

“Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, unë bëra atë që unë dhe paraardhësit e mi gjithmonë e kemi bërë, fituesit të zgjedhjeve gjithmonë i ndahet mandati për konstituimin e Qeverisë”, thotë presidenti i Maqedonisë.

“Por, VMRO-DPMNE nuk arriti të koalicionojë me partitë shqiptare, në afatin e paraparë prej 20 ditëve, në pajtim me Kushtetutën. Të jem më preciz, koalicioni gjegjësisht ishte i dakorduar. Por, në orën e fundit pati thirrje telefonike dhe koalicioni u prish”, u përgjigj presidenti Ivanov.

I pyetur se çfarë do të ndodh nëse zgjidhet kryetari i Kuvendit, ndërsa shefi i LSDM-së përsëri dakordohet me partitë shqiptare dhe dëshiron të konstituojë Qeveri, Ivanov me qëndrimin se koalicionit të tillë nuk do t’ia japë mandatin.

“Unë koalicionit të tillë nuk do t’ia jap mandatin, edhe atë për arsye politike”, thotë Ivanov duke aluduar në Deklaratën e Tiranës si pengesë politike./21Media

 
Back to top button