Selmanaj dhe Selimi takohen me Grupin e Ekspertëve për Veting

Selmanaj dhe Selimi takohen me Grupin e Ekspertëve për Veting

Zëvendës Kryeministri Driton Selmanaj dhe Ministri i Drejtësisë Selim Selimi në një takim me grupin e ekspertëve të për vetting, kanë bërë të ditur se Qeveria është përkushtuar për reformë në drejtësi, pa specifikuar nëse kjo nënkupton veting të personelit. Sipas tyre, përbërja e grupit të ekspertëve duhet të zgjerohet më shumë, të përfshihen edhe mekanizma ndërkombëtarë, kurse Qeveria do të veprojë në bazë të rekomandimeve që i merr nga ky grup i zgjeruar.