Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka sjellur vendim për pakon e katërt të masave me çka do t’u jepet ndihmë qytetarëve.

“Qeveria iu përgjigj kërkesave dhe iniciativave të disa subjekteve të prekura nga kriza dhe me propozimin e Zëvendëskryeministrit për Çështjet Ekonomike, në bashkëpunim me Kryeministrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm, vendosën për një grup shtesë masash i cili në total është 488,803,928.00 denarë, ose rreth 8 milion euro,” thuhet në kumtesë.

Në faqen kupuvamdomasno.gov.mk, ju mund të shihni nëse jeni ndër ata që janë përfshirë në grupin e fundit të masave të Qeverisë. E tëra çfarë duhet të bësh është të fusësh numrin e ID-së, raporton TV21./21Media