Qeveria e Maqedonisë së Veriut në web faqen e tyre ka publikuar pagat e kabinetit qeveritar. Sipas asaj që është publikuar pagë më të lartë merr kryeministri Zoran Zaev, respektivisht 78.840 denarë(1 mijë e 278 Euro), ndërsa nëse llogaritet me stazhin 22-vjeçar, paga e tij kap vlerën e 87.813 denarëve (1 mijë e 424 Euro). Në vendin e dytë është ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski i cili merr pagë prej 85.113 denarëve ( 1 mijë e 380 Euro) (me stazh prej 18 vjetëve), pastaj renditet ministrja për Punë dhe Politikë Sociale, Jagoda Shahpaska e cila merr 74.273 denarë(1 mijë e 204 Euro)(me stazh prej 28 vjetëve).

Ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska merr 72,989 denarë (1 mijë e 183 Euro) pagë mujore, kurse ministrja e Kulturës, Irena Stefkoska merr 72.670 denarë(1 mijë e 178 Euro). Vijon zëvendësministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe ai për Çështje Ekonomike, Fatmi Bytyqi, të cilët marrin nga 71.385 denarë (1 mijë 157 Euro). Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, marrin nga 70.102 denarë (1 mijë 136 Euro).

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe merr pagë prej 68.179 denarëve (1 mijë 105 Euro), kurse pagë më të ulët marrin ministrat Naser Nuredini dhe Jeton Shakiri, të cilët kanë pagë prej 65.612 denarëve (1 mijë 064 Euro)./TV21