Qeveria e Kosovës ka marrë vendim të shpërndajnë maska falas për qytetarët e Kosovës nëpër komuna. Këtë e bëri të ditur nga ana e Ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj në një Konferencë për media.

“Sot në emër të Qeverisë, zv-kryeministri Besnik Tahiri do të jap lajmin se do të shpërndahet në të gjitha komunat e Kosovës një donacion i ardhur nga diaspora. Janë më shumë se gjysmë milioni maska që do të shpërndahen në duart e qytetarëve tanë”, ka deklaruar Zemaj. /21Media