Qeveria e Kosovës i ka proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me Projektligjin për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në mbledhjen e sotme të qeverisë së Kosovës është aprovuar Programi Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocim 2020-2024.

Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj dha detaje për Programin.

“Është përfunduar më herët, por për shkak të pandemisë është dashur të rishikohet. Ky program përmban 103 masa. Buxheti është mbi 11 milionë, mbi 8 milionë janë nga buxheti shtetëror, ndërsa pjesa tjetër nga donatorët”, tha ai.

Në këtë mbledhje i është proceduar Kuvendit të Republikës së Kosovës mendimin lidhur me projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e ligjit për menaxhimin e financave publike dhe përgjegjësitë.

“Është miratuar edhe vendimi për shqyrtimin e mëtejmë të kërkesës për shpronësim për interes publik te objekteve te cilat menaxhohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit, e të cilat preken nga realizimi i projekteve: ndërtimi i Parkut që do të shërbejë për amfiteatrin e fshatit Mushtisht dhe ndërtimi i çerdhes së fëmijëve dhe këndi për të moshuarit ne fshatin Studrntçan të Komuna së Suharekës”, tha ai.

Për këtë ka reaguar ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

“Kostoja e shpronësimit të jetë pjesë integrale e buxhetit në përgjithësi. Unë kërkoj edhe një herë organizatave buxhetore që këto kostot e shpenzimet të jenë pjesë integrale e investimit kapital”, tha ajo.

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, tha se shpenzimet e shpronësimit do të mbulohen nga Komuna e Suharekës.

“Shpenzimet e shpronësimit do të kryhen nga Komuna e Suharekës”, tha ai.

Po ashtu, është bërë edhe ndarja e mjeteve financiare për kompensimin e dëmeve të shkaktuara në ekonomitë bujqësore nga fatkeqësitë natyrore në Komunën e Suharekës.

Ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa, tha se është e nevojshme që të futet në listë edhe Komuna e Suharekës.

“Vendi ynë gjatë këtij viti është përballur me fatkeqësi natyrore që janë dëmtuar bujqit tanë. Kam propozuar të ndajnë mjete 1.87 milionë euro nga buxheti i ministrisë për disa komuna. Propozoj të mbulohen shpenzimet për dëmet edhe në komunën e Suharekës”, tha ai.

Qeveria e Kosovës ka aprovuar edhe kërkesën për emërimin e Koordinatori Nacional për zbatimin e Strategjisë për Parandalimin e Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Luftimin e Terrorizmit.

Zëvendëskryeministri, Besnik Tahiri dha sqarime se ky koordinator nuk është sikur në të kaluarën, por që tha se është një pozitë brenda qeverisë për luftimin e ekstremizmit./kp