Qeveria shtyn pagesat e tarifave për veprat audiovizuale

VAPIK: Shtyrja u bë në mënyrë të njëanshme

Vetëm 11 ditë pasi Qeveria e Kosovës mori vendim unanim për aplikimin e tarifave të përgjithshme për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta, vendosi që ta shtyjë zbatimin e këtij vendimi. Nga Ministria e Kulturës nuk kanë dhënë përgjigje për këtë temë, përderisa kanë reaguar përfaqësues të Shoqatës për Menaxhimin Kolektiv të të Drejtave të Autorit si dhe të Asociacionit të Mediave të Pavarura Elektronike të Kosovës. Vendimin për shtyrjen e aplikimit të tarifave të përgjithshme për të drejtat e autorit, VAPIK dhe AMPEK e konsiderojnë si një vendim të njëanshëm dhe në dëm të shtëpive mediale e të krijuesve kosovarë. (E pergaditi-Abaz KRASNIQI)./21Media

Back to top button