Qeveria e Kosovës sot prite të mbajë mbledhjen e radhës. Në rend ditë ka gjithsej 9 pika, në mesin e tyre dhe situatën me pandeminë COVID-19.

Në pikën e dytë të rendit të ditës qeveria pritet të diskutojë për Shqyrtimin e Nismës për nënshkrimin e marrëveshjes financiare trepalëshe mes BE-së, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, për programin e Bashkëpunimit ndërkufitar IPA II mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Tutje në pikën tre të rendit të ditës nesër kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë Propozim vendimin e normës së tatimit të akcizës në duhan, e propozuar nga Ministria e Financave.

Në pikën e radhës pritet të shqyrtohet propozim-vendimi për hartimin për reformën ekonomike 2021 – 2023, poashtu e propozuar nga Ministria e Financave.

Në pikën e pesë të kabineti qeveritar pritet të shqyrtojë propozim vendimin për aprovimin e shtesave mujore për personelin shëndetësor për angazhimin shtesë për muajin korrik dhe gusht të vitit 2020 për ekspozimin e drejtpërdrejtë të tyre ndaj rrezikut të infektimit gjatë punës së tyre, në trajtimin e pacientëve lidhur me virusin COVID-19. Edhe kjo pikë e rendit të ditës është e propozuar nga Ministria e Financave e cila drejtohet nga ministrja Hykmete Bajrami.

Ndërsa, në pikën e gjashtë të rendit të ditës, kabineti qeveritar pritet që të shqyrtojë propozim vendimin preliminar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme të cilat preken nga realizimi i projektit “Themelimi qendrës përkujtimore për gjenocidin mbi shqiptarët Bllaca 1999”, komuna e Hanit të Elezit.

Në pikën e radhës të rendit të ditës , qeveria nesër pritet të diskutojë për propozim vendimin  preliminar për shpronësim për interes publik të pronave të paluajtshme ish-shoqërore për nevoja të realizimit të disa projekteve në Komunën e Drenasit./kallxo