Qeveria e Kosovës sot ka miratuar masat e reja me qëllim të parandalimit të përhapjes dhe kontrollit të infeksionit COVID-19. Në mesin e masave të reja nuk bënë pjesë vendimi për izolimin  e qytetarëve pas kthimit nga deti.

“1.7. Shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës, të cilët kanë caktuar termin për mjekim në institucionet shëndetësore të RKS-së, mund të hyjnë, me kusht që të paraqesin vërtetimin për test TR-PCR negativ, të bërë 72 orë para hyrjes në RKS dhe vërtetimin për termin të caktuar të lëshuar nga spitali”, bëhet e ditur në vendimin e Qeverisë.

Ndër të tjera, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të gjithë shtetasit e Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë e Bosnjës të cilët hyjnë në Kosovë, duhet të dëshmojnë me anë të testit, se nuk janë të prekur me COVID-19. /21Media