Qeveria e Republikës së Kosovës në mbledhjen e sotme vendosi për hapjen e plotë kufirit me Shqipërinë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, tha se qytetarët që hyjnë në Kosovë nuk do të vetizolohen, megjithatë për ta do të ketë kontrolle të detajuara mjekësore.

Zemaj shtoi se pas analizës së bërë IKSHPK-ja ka rekomanduar ndryshim të masave shtesë, shkruan rtv21.tv.

“Largohet masa e vetizolimit, masa e kontrollit nga ekipet e QKMF-së të vendosura në pikat kufitare. Ministria e Shëndetësisë do të mundësojë lëvizje të lirë të qytetarëve dhe mallrave. Më lejoni të ju njoftoj që nga dita e hënë hiqet edhe kufizimi i lëvizjes nga ora 05:00 deri në ora 21:00. Çdo shkelje e rregullave do të rrezikohet rrezikim i vetës dhe të tjerëve”, tha Zemaj.

Ky propozim u votua nga të gjithë ministrat.

Kufiri Kosovë-Shqipëri ishte mbyllur më 14 mars shkaku i pandemisë Covid-19./21Media