Tradita azerbajxhanase e endjes së qilimave është një nga artet dhe zanatet më antike të vendit dhe daton qysh në mijëvjeçarin e dytë para Krishtit.

Për shkak të vlerës së tyre të lartë estetike, këta qilima janë përdorur në Azerbajxhan për të mbuluar dyshemetë, për të zbukuruar muret e brendshme, divanet, karriget, shtretërit, madje edhe tavolinat.

Faig Ahmed është një artist i njohur ndërkombëtarisht nga Baku, Azerbajxhan i cili është i njohur për kthimin e këtyre tapeteve klasike në vepra arti mbresëlënëse bashkëkohore, transmeton rtv21.tv.

“Veprat rimagjinojnë zanatet e lashta dhe krijojnë kufij të rinj vizualë duke dekonstruktuar traditat dhe stereotipet”, thuhet në përshkrimin e faqes së Faig Ahmed në “Facebook”.

Zakonisht, qilimat e tij magjepsës fillojnë si një model klasik, por pastaj kthehen në një pengesë ose anomali. Disa qilima shkrihen në një vorbull shumëngjyrësh dhe disa riformohen në mandala me pamje unike./21Media