Qindra makina me studentë dhe qytetarë të Novi Sadit u nisën për në Beograd

Qindra automjete me qytetarë dhe studentë serbë janë nisur nga kampusi i Universitetit në Novi Sad për në Beograd për protestën e paralajmëruar për të shtunën.

Konvoji i automjeteve po drejtohet nga taksitë të cilët kanë vendosur mesazhet “SOS taksi për studentët”.

Studentët do të protestojnë të shtunën me kërkesën për zgjedhje të parakohshme, e cila presin që të përmbushet deri në orën 21:00, raportoi Danas.

Presidenti Aleksandër Vuçiq ka thënë se pret që incidentet gjatë protestës në Beograd dhe “dhuna do të fillojnë mes orës 20:45 – 21:45”.

“Do të ketë dhunë. Askush nuk dëshiron t’i dëgjojë fjalimet e tyre”, ka thënë ai.

Back to top button