Mbretëria e Bashkuar është një prej vendeve më të prekura nga Covid-19, me qindra viktima e mijëra të infektuar që raportohen çdo ditë.

Sipas të dhënave të publikuara në rrjetet sociale të Ministrisë së Shëndetësisë së Britanisë së Madhe, në 24 orët e fundit janë regjistruar 428 viktima nga koronavirusi, duke e çuar numrin total në 33 mijë e 614 viktima.

Në Britani të Madhe janë shënuar 3 mijë e 446 raste të reja duke e rritur numrin në gjithsej 233 mijë e 151.

Me 126 mijë e 064 teste në 24 orët e kaluara, numri i testeve në Britani ka arritur në 2 milionë e 219 mijë e 281.

Ndërkohë kujtojmë se Institucioni i Shëndetësisë Popullore, njoftoi se është lejuar testimi i antitrupave të zhvilluar nga kompania zvicerane e ilaçeve, Roche.