QKK hap konkursin për subvencionim të projekteve filmike për vitin 2021

 
Këshilli Drejtues i Qendrës Kinematografike të Kosovës(QKK) në mbledhjen e mbajtur dje ka vendosur të shpallë të hapur konkursin vjetor për subvencionim të projekteve filmike në këto kategori:
konkursin për film të metrazhit të shkurtër dhe të gjatë artistik dhe dokumentar;
konkursin për film të shkurtër dhe të gjatë të animuar;
konkursin për film debutues të metrazhit të gjatë artistik;
konkursin për koproduksion minor për film të metrazhit të gjatë artistik;
konkursin për postproduksion për film të metrazhit të gjatë artistik;
dhe konkursin për zhvillim skenari për film të metrazhit të gjatë.
Afati i fundit për të aplikuar për mbështetje të projekteve filmike është data 28 tetor, 2021.
Aplikimi bëhet online përmes faqes zyrtare të QKK-së./21Media
https://qkk-rks.com/sq-al/konkursi/?fbclid=IwAR2TjaUY8A6-treRewsDznlOH3lB_vsPD7hC8mtCXrrHCMc45FWmBTtyjyE

Back to top button