QKUK reagon pas ngritjes së aktakuzës ndaj dy kardiologëve

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka ngritur aktakuzë ndaj dy kardiologëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Aktakuza ndaj dy kardiologëve E.H. dhe L.K. është ngritur më 31 maj, ndërsa Gjykata Themelore në Prishtinë e ka pranuar atë më 16 qershor.

Të dyshuarit akuzohen se kanë kryer veprën penale “Cenimi i të drejtave në marrëdhëniet e punës”.

Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

Në reagim thuhet se QKUK do të trajton rastin sipas legjislacionit në fuqi.

“Qendra Klinike dhe Universitare të Kosovës (QKUK), është njoftuar lidhur me inicimin e procedurës penale për drejtorin e Klinikës së Kardiologjisë dhe një shefit të njësisë të po kësaj klinike. QKUK, rastin do ta trajtojë konform legjislacionit në fuqi, përmes sektorit të burimeve njerëzore. I sigurojmë të gjithë, se do të veprohet bazuar në legjislacionin në fuqi, lidhur me këtë rast”, thuhet në reagim.

Aktakuzë ndaj dy kardiologëve të ShSKUK-së

Back to top button