Qendra Klinike Universitare e Kosovës përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se furnizimi me oksigjen në klinika është stabil.

Në lidhje me raportimet e disa medieve se ka pasur probleme dhe rënie të sasisë së furnizimit me oksigjen në Objektin e Mjekësisë Sportive, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Univeristar i Kosovës,  njofton se   furnizimi me oksigjen në klinikat e QKUK-së, përfshirë edhe këtë objekt është nën monitorim dhe mbikëqyrje të vazhdueshme nga ekipet  e sektorit teknik dhe nuk ka pasur rrezikim të jetës së pacientëve“, thuhet në komunikatën e QKUK-së.

Ata tutje thanë se sigurojnë qytetarët se kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për trajtim profesional të pacientëve me Covid-19./21Media