Queen Latifah dhe Chris Noth kanë xhiruar skenën e parë së bashku, për serialin “The Equalizer” në Manhattan të mërkurën.

50-vjeçarja është shfaqur e veshur me xhinse dhe xhaketë ngjyrë të zeza, çizme të bukura Jimmy Choo, dhe një stil të veçantë të flokëve për të cilat u kujdes stilistja Adenike Wright.

Kurse Noth-it, elegant si çdoherë, i ishin rritur flokët, që kur ai kishte rruar kokën më 20 prill gjatë karantinës, përcjell rtv21.tv

Latifah do të luaj rolin e një nëne beqare e cila është producente dhe shkrimtare në serialin, i cili u transmetua edhe në vitet 1985-1989 me protagonist kryesor Edward Woodward, shkruan DailyMail.

 

Të njëjtin rol të famshëm e luajti edhe fituesi i Oscar-it Denzel Washington, në filmin e regjisorit Antoine Fuqua, në vitin 2014 dhe vazhdimin e tij në vitin 2018. Të dy filmat arkëtuan mbi 190 milionë dollarë në Box Office./21Media