“Qumili” për Covid-19: A s’po ki tjetër ku me shku veç te na në Kosovë po vjen a?
6 Korrik 2020
Aktori i njohur kosovar, Sevdai Radogoshi, pas rasteve të shumta me Covid-19 në Kosovë ka reaguar përmes një video.
Aktori në videon e publikuar sot në instagram, në rolin e “Lytës” ka thënë disa fjali për Covid-19, shkruan rtv21.tv
“Qe qarshia thatë u met, apet u kthy…na myte krejtve, a po e sheh çka po na bon a jo. A s’po ki tjetër ku me shku veç te na në Kosovë po vjen a, a po na sheh mië neve a, na të mytun jena”, janë disa nga fjalitë e Radogoshit për Covid-19.
Nga Covid-19 në Kosovë janë infektuar 3 mijë e 508 persona, janë shëruar 1 mijë e 902, ndërsa, kanë vdekur 75 persona, të cilët kanë pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese./21Media