Humorist i njohur, Sevdai Rodogoshi- Qumili ka shkuar të vizitojë varrin e mikut të tij, Rasim Thaçi- Cima.

Radogoshi e ka quajtur të papërballueshme humbjen e Cimës, shkruan rtv21.tv

”E pa besushme, e pa perballushme !!! O Zot i madh meshiro…”, ka shkruar sot aktori krahas fotografive të publikuara në instagram.

”Qumili” që nga vdekja e ”Cimës” e ka kujtuar aktorin me disa imazhe të realizuara së bashku, ndër vite nga xhirimet e skeçeve të ndryshme.

Kujtojmë që, Rasim Thaçi- Cima pas infektimit me COVID-19 kishte qenë i shtruar në spital dhe ka vdekur më 26 mars./21Media