Ministri i Mbrojtjes z. Anton Quni së bashku me komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, sekretarin e përgjithshëm z. Faruk Geci, gjeneralmajor Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj dhe oficerë të lartë të FSK-së, me rastin e  shënimit të Ditës  së Çlirimit të Prishtinës,  bënë homazhe dhe vendosën lule te Pllaka Përkujtimore e ushtarëve të KFOR-it të rënë në Kosovë.

Po ashtu anëtarët e delegacionit të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së, bënë homazhe dhe vendosen lule edhe te shtatorja e ish-presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, si dhe te shtatorja e komandantit të orëve të para të UÇK-së, heroit të kombit Zahir Pajaziti.