Qytetarët e “Dardanisë” të interesuar të votojnë qysh në mëngjes
19 Nëntor 2017
Hapen 13 qendra votimi procesi zgjedhor fillon me kohë
Hapen 13 qendra votimi procesi zgjedhor fillon me kohë
Në një ndër qendrat më të mëdha të votimit në Prishtinë, në shkollën “Dardania”, pak minuta pas hapjes së vendvotimeve, sipas gazetares së RTV21 shihet një fluks i madh i qytetarëve që kanë dal të votojnë.
Menaxheri i qendrës 19o4E, Isak Bregaj bëri të ditur se kjo qendër votimi ka hapur dyert për votuesit në orën 07:00.
“Në shkollën tonë kemi 13 qendra vendvotimi, me gjithsej 11 mijë e 100 votues”, tha Bregaj./21Media