Për disa qytetarë masa është e qëlluar, ndërsa për disa absurde

Për disa qytetarë masa është e qëlluar, ndërsa për disa absurde

Masa e qeverisë së Maqedonisë së Veriut për orën policore gjatë fundjavës, që e njëjta të fillojë nga ora 16:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit, për disa qytetarë të Tetovës është shumë e qëlluar dhe e nevojshme.

“Mendoj më mirë”, tha një qytetar për TV21

“Jo, s’na pengon, kemi kohë mirë”, pohoi një qytetar për TV21

Por, për disa të tjerë, ky vendim i autoriteteve është absurd. Sipas tyre, koha e shkurtuar e lëvizjes nuk mjafton për kryerjen e të gjitha obligimeve.

“Është absurde sepse është shumë herët, sepse është kohë e gjatë, po tani mundohemi të respektojmë rregullat, pos a efekt ka nuk jemi ekspertë për ta vlerësuar. Për momentin vështirë, nuk flas vetëm në emrin tim, por edhe të popullatës sepse popullata ka nevojë jo vetëm  për lëvizje por edhe për sende të tjera, të cilat i dini mirë, sepse e dini në çfarë gjendje ekonomike popullata ndodhet”, deklaroi një qytetar për TV21.

“Po na pengon shumë, deri ne 4 s’mund t’i kryejmë punët, ka njerëz të sëmurë, ka gjëra të tjera, por këto s’njohin. Problem me gratë në shtëpitë. Ajo është. Që në 4 në shtëpi, kjo është shumë problem, lokalet s’punojnë”, theksoi një qytetar për TV21.

Në lidhje me mosrespektimin e orës policore, nga Sektori për Punë të brendshme – Tetovë ka theksuar se do të ketë sanksione rigoroze, raporton TV21./21Media