Qytetarët i kanë mbi 45 milionë euro borxh kompanisë K.R.U ”Prishtina”
Me rastin e Ditës Botërore të Ujit, Sokol Xhafa nga kompania K.R.U ”Prishtina”, ka qenë sot i ftuar në ”Bon Bon”.
Xhafa ka thënë se qytetarët nuk janë të përgjegjshëm për t’i kryer pagesat e ujit të cilin e shfrytëzojnë.
Madje ata kompanisë K.R.U ”Prishtina”, i kanë borxh mbi 45 milionë euro.
Kompania ka marrë edhe kredi për të ofruar shërbime efikase, e nëse ato fatura do të pagueshin nga qytetarët, ata nuk do të detyroheshin të merrnin kredi./21Media