Policia e Kosovës dje ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e Bleron Galani, i cili kërkohej për veprën “Vjedhje e rёndё”.

Policia sot ka njoftuar se falë bashkëpunimit me qytetarë pas publikimit të fotos së personit të kërkuar, i dyshuari me tё njëjtёn datё ёshtё vetёdorёzuar nё Stacionin Policor në Pejë.

I dyshuari është dërguar në ndalim policor pёr 48-orё./21Media