Mehmeti: Bankat do te respektojnë vendimet e BQK-se

Banka Qendrore e Kosovës ka ndërmarr një  varg masash për shtyrjen e pagesave të kësteve të kredisë, me qëllim të lehtësimit të nevojave të bizneseve për likuiditet dhe për t’i ndihmuar ato të rinisin aktivitetin e tyre. Por, bizneset dhe aplikues të kredive thonë se janë në hall me bankat që nuk respektojnë rregullat e përcaktuara.. Guvernatori I Bankës Qendrore thotë se do të ndërmerren masa për bankat që nuk respektojnë vendimet. Po ashtu priten lehtësime për të ndihmuar bizneset që të përballojnë më lehtë barrën financiare gjatë procesit të rimëkëmbjes dhe zhvillimit të tyre. Në ketë temë kolegu Bahtir Cakolli, zhvilloi një bisedë me guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Fehmi Mehmetin./21Media