Protestë me “Marshin e UÇK-së”

Protestë me “Marshin e UÇK-së”

Mijëra qytetarë në Prishtinë kanë lëshuar në ora 21:00 këngën e “Marshit të UÇK-së” në shenjë proteste ndaj Shkëlzen Gashit, ish-këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurti i cili një ditë më parë hodhi akuza të pabazuara duke thënë se udhëheqësit dhe pjesëtarët e UÇK-së kanë kryer krime dhe kanë vrarë mbi 1000 serbë.

Kjo protestë u thirr mbrëmë nga Rinia e PDK-së, por e cila u mbështetë në rrjete sociale nga dhjetëra mijëra qytetarë nga mbarë vendi.

Këto deklarata dhe mbështetja e Gashit për raportin e senatorit Dick Marty-t kundër UÇK i cili raport është hedhur poshtë nga Prokuria e Gjykatës Speciale, ka ngjallur reagime të shumicës së qytetarëve dhe partive politike, me përjashtim të shumë aktivistëve e zyrtarëve të Vetëvendosjes që kanë dalë në mbrojtje të deklaratave të Gashit.

Për shkak të presionit të madh qytetar e ka liruar sot nga detyra Shkëlzen Gashin.