Kërkohet reflektim nga partitë dhe udhëheqësit institucionalë

Kërkohet reflektim nga partitë dhe udhëheqësit institucionalë

Qytetarët i janë përgjigjur një ftese për të protestuar me zhurma ndaj veprimeve të fundit politike që po ndodhin në vendin tonë.

Qytetarë të shumë në të gjitha lagjet e Prishtinës dhe qytete tjera sonte në ora 20:00 kanë dalë në dritaret e banesave, apo në oborret e shtëpive dhe kanë shprehur pakënaqësinë e tyre ndaj zhvillimeve politike që po ndodhin në Kosovë, në kohën kur vendi po përballet me pandeminë e koronavirusit.

Qytetarët kanë bërë zhurmë me mjete të ndryshme, të cilat nuk janë të rrezikshme si (çelësa ose tenxhere dhe lugë).