Qytetarët vazhdojnë t’i mbajnë maskat në të hapur, frikohen se mos gjobiten

 

 

Disa me maska e disa pa to, qytetarët e Maqedonisë së Veriut ende nën ethe se mos po dënohen nga policët për mosmbajtje të maskave. Por përfundimisht qytetarët nga sot do të mund të lëvizin pa maska në ambient të hapur. Të anketuar nga TV21 qytetarët thonë se u është bërë shprehi mbajtja e maskave mbrojtëse, por ende kanë frikë nga virusi. Mbajtja e maskës në ambient të hapur u bë e detyrueshme në tetor të vitit të kaluar.

“Po mbaj maskë pasi që kam frikë e shoh se edhe të tjerët po mbajnë maska, frikohem mos të më dënojnë”, tha një qytetar.

“Më të lumtur do të ishim nëqoftëse kalon e gjithë pandemia, por jemi të lumtur edhe për këtë”, tha një qytetar.

“Kur është nxehtë është më vështirë me maska, por kur është kështu ftoftë më lehtë mund të merret frymë. Mirë është. Por për parandalim po i mbajmë maskat. Jemi të frikësuar nga korona dhe na ka mbetur në shprehi të mbajmë maska pasi që ka një vit që po i mbajmë”, tha një qytetar.

“Nuk jam më i lumtur pasi që ende jemi në pandemi. Për atë edhe një periudhë do të mbaj maskë”, tha një qytetar.

Megjithatë kujdes duhet të kenë qytetarët edhe pse numri i të infektuarve po bie, thotë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe. Ai shton se numri të hospitalizuarve është i vogël, ndërsa numri i të vdekurve është i madh për shkak se disa persona një kohë të gjatë kurohen në repartet intenzive.

“Ka akoma raste të rënda, por numrat po bien. Ka rreth 40 pacientë në njësinë e kujdesit intensiv në Klinikën e Sëmundjeve Infektive. Mbetën pacientët më të vështirë nga spitalet e tjera të transferuara këtu në Shkup. Sidoqoftë, edhe ky numër është në rënie, që është tregues se e gjithë pandemia po qetësohet. Numri i vogël i personave po kërkojnë ndihmë në spital dhe për kontrolle. Poashtu rastet që lajmërohen tani nuk janë në gjendje të rëndë. Ata të cilët janë një gjendje të rëndë shëndetësore janë pacientë të shtrirë gjatë kohë”, tha Venko Filipçe ministër i Shëndetësisë.

Ndryshe nga sot do të lejohen dasma, festime, festa në ambient të hapur apo veranda verore deri në 100 persona. Prania e tifozëve do të lejohet në ndeshje të sportit në ambient të hapur deri në 30 për qind të kapacitetit të përgjithshëm./TV21

Back to top button