Më shumë se 96 mijë njerëzve në tri vende të Katalonisë po u kërkohet të qëndrojnë në shtëpi pasi që rastet po rriten në këtë regjion spanjoll. Kjo erdhi pas një kërkese të ngjashme që iu bë 4 milionë banorëve të Barcelonës që të qëndrojnë në shtëpi për dy javë.

Njerëzve që jetojnë në Figueres dhe Vilafant, në provincën e Gironas dhe Sant Feliu de Llobregat afër Barcelonës, po ashtu iu është kërkuar që të qëndrojnë në shtëpi, vetëm për raste urgjente të dalin.

1 mijë e 226 raste u raportuan të shtunën në Kataloni. Më shumë se 28 mijë njerëz kanë vdekur në Spanjë qysh nga fillimi i pandemisë./21Media