Pas rastit që bëri bujë në Fushë Kosovë ku u sulmuan zyrtarët policorë, edhe një rast tjetër ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë.

Një person duke mos iu bindur urdhrave të zyrtarëve policorë në një pikë kontrolli, me veturën e tij e ka goditur policin duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

Pas kësaj polici është dërguar për trajtim në QKUK, ndërsa personi në fjalë ka ikur në drejtim të panjohur./21Media