Masat e reja për parandalimin e koronavirusit nga sot kanë hyrë në fuqi në Paris dhe në qytete të tjera të mëdha të Francës. Ky vendim i autoriteteve franceze vjen pas rritjes së rasteve të reja me COVID-19, sëmundjen që e shkakton ky virus.

Shtetrrethimi i plotë fillon të këtë të shtunë nga ora 21:00 deri në 06:00 çdo natë, transmeton rtv21.tv.

Rajoni i Parisit dhe tetë qytete të tjerë janë prekur, duke përfshirë Marsejën, Lion, Lille dhe Toulouse.

Përderisa ora policore ka marrë mbështetjen e publikut, zyrtarët në disa qytete franceze druajnë se masat kundër koronavirusit, do të kenë ndikim të madh në aspektin social dhe ekonomik të vendit.

Masat në Francë do të jenë në fuqi për të paktën katër javë.

Në gjithë Evropën së fundmi është regjistruar numër i lartë i rasteve të reja me koronavirus./21Media