Qyteti i vogël kanadez Asbestit vendosi të ndryshojë emrin që rrjedh nga trashëgimia e tij minerare.

Rreth 7 mijë njerëz votuan për ndërrimin e emrit pasi që nuk donin që qyteti i tyre të mbante emrin e mineralit të njohur asbest, që tani njihet si mineral shumë helmues që shkakton kancer të mushkërive dhe sëmundje të tjera.

Qyteti dikur ishte vendndodhja e minierës më të madhe të asbestit në botë, transmeton rtv21.tv.

Por, këshilli i qytetit tha që konotacioni pengonte aftësinë e tij për të tërhequr investime të huaja dhe njoftoi nëntorin e kaluar se kërkimi ishte për një emër të ri.

Emri i tij i ri tani është Val-des-Sources. Nga komuniteti i këtij qyteti kanadez, u tha se emri i ri përfaqëson zonën e tyre dhe është frymëzues për të ardhmen.

Rreth gjysma e banorëve të qytetit që kishin të drejtë të votonin e bënë këtë. Val-des-Sources fitoi me pak më shumë se 51% të votave në raundin e tretë të votimit.

Emri është “mbi të gjitha, frymëzues për të ardhmen”, tha Kryebashkiaku Hugues Grimard.

Asbesti nuk do të ndryshojë menjëherë shenjat e tij të qytetit, tha Grimard, i cili sugjeroi se mund të ishte fundi i vitit para ndërrimit zyrtar dhe ligjor.

“Do të jetë një dhuratë e këndshme për Krishtlindje,” tha ai.

Kërkesa globale për asbest ra, ndërsa vendet në të gjithë botën filluan të ndalonin atë. Kanadaja ka ndaluar prodhimin, importimin, përdorimin dhe eksportin e tij në vitin 2018./21Media