Qyteti afër Kievit është “gati tërësisht i shkatërruar”

 
Oleksiy Kuleba, kreu i Administratës Shtetërore Rajonale të Kievit, tha se një qytet në veriperëndim të Kievit është “pothuajse plotësisht i shkatërruar”.
“Nuk ka ujë dhe energji elektrike atje … Nuk ka Borodyanka. Është pothuajse plotësisht i shkatërruar. Qendra e qytetit është thjesht e tmerrshme. Borodyanka është nën ndikimin e trupave ruse; ata kontrollojnë këtë vendbanim”, tha Kuleba.
Kuleba pohoi më herët sot në llogarinë e tij në Telegram se trupat ruse dukej se kishin marrë nën kontroll një spital psikiatrik atje me qindra pacientë, por ata tani janë larguar, shkruan CNN.
“Këta njerëz janë kryesisht të sëmurë, ata janë kryesisht njerëz me nevoja të veçanta. Por këta janë njerëzit tanë dhe ne nuk mund t’i lëmë dhe nuk do t’i lëmë kurrë”, tha më herët Kuleba.
“Sot nuk e kuptojmë se si t’i evakuojmë këta njerëz, si t’i ndihmojmë ata”, tha ai, duke shtuar se atyre po u mbarojnë ilaçet dhe uji.
Pas një sulmi me raketa në një bllok të madh apartamentesh në Borodyanka më 2 mars, Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës i tha CNN dje se njerëzit mund të jenë ende të bllokuar në rrënojat e ndërtesës. Borodyanka ka parë granatime të vazhdueshme gjatë ditëve të fundit, ashtu si edhe qytetet e vogla përreth./21Media

Back to top button