R Kelly i frikësuar se mund të infektohet

R Kelly i frikësuar se mund të infektohet

R Kelly, i cili po mbahet në Qendrën Korrektuese të Chicago-s, ka parashtruar një kërkesë për t’u liruar nga burgu si pasojë koronavirusit.

Këngëtari amerikan është duke u mbajtur për shkak të akuzave për krime seksuale. Kërkesa e R Kelly për t’u lëshuar nga burgu për shkak të frikës së pandemisë është mohuar nga një gjykatëse.

Edhe pse unë e mirëkuptoj ankthin e të pandehurit për COVID-19, por ai nuk ka krijuar arsye bindëse që garantojnë lirimin e tij”, ka thënë gjykatësja, duke sqaruar se nuk ka raste të konfirmuara të koronavirusit në atë burg./21Media